spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Xhani De Biazi: Shqipëria i ka të gjitha cilësitë për ta mundur Serbinë, dua të rikthehem te kuqezinjtë

Ish-trajneri i Shqipërisë në periudhën 2011 – 2017, Xhani De Biazi ka folur për ndeshjen mes Serbisë dhe Kombëtares, e cila do të luhet në datën 11 tetor, në Leskovac. 69-vjeçari ka dhënë një prononcim të shkurtër për “RTSH”, duke treguar edhe “formulën” se si mposhten serbët në fushën e tyre:

“Jemi në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Kuqezinjtë duhet me patjetër të dalin nga Leskovac me një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat drejt “Botërorit 2026”.

Lufta këtu është ndaj Serbisë dhe kur them luftë e kam fjalën për betejat sportive. Është e mundur që Kombëtarja ta kalojë Serbinë. Unë kam debutuar në vitin 2011. Koha ka fluturuar. Kur kthehesh pas, e kupton që koha kalon shumë shpejt.

Sigurisht që ndaj Serbisë është një ndeshje emocionuese nga këndvështrimi i rezultateve, sepse është e rëndësishme për Shqipërinë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe mos të ketë probleme.

Grupi im më 2014 ishte shumë i fortë, një skuadër që luftonte njëri për tjetrin. Kishte një vendosmëri të madhe, për të luftuar për çdo top. Ndërsa tani nuk e di se si janë marrëdhëniet brenda grupit.

Mendoj se grupi aktual është më i fortë teknikisht, sepse ka shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Pres një tifozëri të nxehtë për vendasit, e ku do përpiqet të shpërqendrojë më vershëllima Shqipërinë. Rezultati do ndikojë te rrugëtimi dhe e ardhmja e të dyja përfaqësueseve. Shqipëria i ka të gjitha cilësitë për ta mundur Serbinë.

Grupi i Stojkoviç nuk ka bërë lojëra shumë të mira së fundmi. Nëse mbajmë ritëm të lartë dhe sulmojmë vazhdimisht, do i vendosim ata nën presion. Trajneri Silvinjo do e përgatis mirë ekipin edhe nga ana psikologjike, pa u ndikuar nga faktorët e jashtëm.

Serbia është e fortë fizikisht, lojtarët luajnë në skuadra të mira dhe kampionate të forta. Një Serbi që të hap telashe nëse nuk lufton për çdo top. Dua të rikthehem te Shqipëria, por jo si trajner”, u shpreh De Biazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit