Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK’së, Xhafer Tahiri u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Vushtrrisë.
Sipas tij, qyteti “është ngritur në këmbë” për të mbështetur vizionin dhe angazhimin e tij për ndryshim.
Tahiri falënderoi qytetarët për pritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se bashkë me ta do të sjellë zhvillim dhe progres për Vushtrrinë.
“Pritje madhështore në qytetin e Vushtrrisë. Vushtrria është ngritë në këmbë, fitore“, tha Tahiri.









