Xhafer Tahiri, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, vizitoi së bashku me ekipin e tij Shkollën e Infermierisë “Viciana Med”. Gjatë vizitës, ai u takua me nxënësit dhe stafin mësimor, duke vlerësuar përkushtimin dhe arritjet e tyre.
Tahiri theksoi se nxënësit e shkëlqyeshëm të kësaj shkolle dhe të gjitha shkollave të tjera do të përkrahen vazhdimisht gjatë katër viteve të ardhshme, duke u fokusuar në arsimin si një prioritet kryesor për zhvillimin e Vushtrrisë.









