Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka zhvilluar një takim të frytshëm me Arianot Hajdarin, kandidatin për asamble komunale i cili është dizajner mode dhe ndërmarrës i suksesshëm nga Vushtrria, i njohur për krijimtarinë dhe suksesin e tij edhe jashtë kufijve të qytetit.
Në fokus të takimit ishte mbështetja për të rinjtë e Vushtrrisë që kanë ide dhe dëshirë për të ndërtuar biznese të reja. Tahiri dhe Hajdari u dakorduan që, në kuadër të një vizioni të përbashkët për zhvillimin ekonomik lokal, të angazhohen në ofrimin e granteve dhe mentorimit për të rinjtë me iniciativë ndërmarrëse.
”Ditën e përmbyllëm me takim me Arianot Hajdari 22 ✅, dizajner mode, ndërmarrës i sukseshëm jo vetëm në Vushtrri.
Arianoti dhe unë me të do të angazhohemi të përkrahim me grante e mentorim të rinjtë që duan të fillojnë biznesin e tyre. Me të rinj si Arianoti që ndërtojnë biznese të tyre, Vushtrria bëhet qysh Ju e doni!
Jam fort krenar me Arianotin dhe krejt çka ai ka ndërtuar këto vite!”, tha Tahiri.









