Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorët e Smrekonicës, ku është pritur me mbështetje dhe entuziazëm nga qytetarët.
Në fjalën e tij, Tahiri theksoi se qëllimi i tij është që buxheti i komunës të kthehet tek qytetari i Vushtrrisë, me fokus të veçantë tek gratë dhe të rinjtë.
“Në Smrekonicë të gjithë jemi bërë bashkë që buxheti i Komunës të kthehet prap te qytetari i Vushtrrisë, te gratë e rinia jonë. Sonte këtu konfirmohet fitorja e qytetarëve të Vushtrrisë!” tha Tahiri.
Ai shtoi se ka një lidhje të veçantë me këtë vend, duke kujtuar angazhimin e tij të mëparshëm në shërbim të komunitetit:
“Smrekonica më njeh, i kam shërbyer me nderë dhe jam krenar për këtë,” përfundoi Tahiri.









