Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, mëngjesin e sotëm ka nderuar heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra dëshmor duke mbrojtur sovranitetin e vendit.
Tahiri tha se jeta dhe vepra e Bunjakut do të kujtohen përherë nga brezat që do të vijnë.
“Heroi Afrim Bunjaku dha jetën për Kosovën. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë gjithmonë në historinë tonë kombëtare”, shkroi Tahiri.









