Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar odën e Murtezëve në fshatin Druar, ku u prit me ngrohtësi nga banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit.
Në këtë takim simbolik e të veçantë, Tahiri u shpreh i sigurt në rikthimin e fuqishëm të LDK-së në qeverisjen komunale, duke theksuar:
“Kur çohen në këmbë Rugovistët si në Druar, rikthimi është i pashmangshëm.”
Ai falënderoi përzemërsisht deputetin Hysen Çekaj si dhe figurat e njohura të LDK-së, Gani Geci dhe Sabi Kaqanolli, për mbështetjen e tyre.









