Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Jeton Tërrstena, së bashku me kandidatin për asamble Arbër Hoxha (nr. 19), ku ka prezantuar programin e tij për mbështetje të drejtpërdrejtë të familjes vushtrriase.
“Buxheti i Komunës do të kthehet te familja vushtrriase dhe atë përmes programeve:
1️⃣ Subvencionim i çmimit për familjet që dërgojnë fëmijët në çerdhe private;
2️⃣ Subvencionim i normës së interesit deri 7,000 € për blerje të banesës për çiftet e reja;
3️⃣ Mbulim i shpenzimeve për logoped dhe psikolog për fëmijët që kanë nevojë;
4️⃣ 300 € në muaj subvencionim për secilën grua që dëshiron të kryejë trajnim profesional për punësim,” ka deklaruar Tahiri.
Ai theksoi se këto masa synojnë ta bëjnë Vushtrrinë një vend më të mirë për familjet dhe për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën e tyre në qytet.









