Xhafer Tahiri bën thirrje të ndalet linçimi ndaj Vjosa Osmanit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, denoncoi shpifjet që, sipas tij, po bëhen kundër presidentes, Vjosa Osmani.

Në një postim në Facebook, ai tha se ekziston një fushatë e organizuar kundër Vjosa Osmani.

Duke cituar Fan S. Noli, Tahiri shkroi: “Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor.”

Ai shtoi se kjo shprehje u tha rreth një shekull më parë për të përshkruar “anarkinë patriotike te shqiptarët”.

“Të njëjtën histori po e shohim sot me fushatën e organizuar me shpifje kundër Presidentes Vjosa Osmani,” shkroi Tahiri.

“Fushata e organizuar kundër Presidentes duhet të ndalet,” përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit