Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u është drejtuar me një letër liderëve të partive politike parlamentare, duke propozuar Faton “Tony” Bislimin për president të Kosovës.
Në letrën e tij, Walker shpreh shqetësim për bllokadën e zgjatur në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe kërkon që emri i Bislimit të merret në konsideratë gjatë negociatave politike.
Sipas Walkerit, Bislimi posedon përvojë ndërkombëtare, formim të lartë akademik, aftësi komunikuese dhe njohje të thellë të procesit të shtetformimit të Kosovës.
Ai e cilëson Bislimin edhe si kandidat potencial të konsensusit, duke theksuar se nuk përfaqëson interesa partiake.
“Fatonin e njoh prej shumë vitesh. Sipas mendimit tim, ai i posedon të gjitha cilësitë e nevojshme për të qenë një president i suksesshëm i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Walkerit.
Faton Bislimi aktualisht jeton dhe vepron në Shtete të Bashkuara të Amerikës.








