spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

West pretendoi se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk kishin informacione për UÇK’në, SHBA i dërgonte dy zyrtarë t’ia mbikëqyrnin deklaratën Rubinit

Kryeprokurorja Kimberly West përgjatë seancës në deklaratat përmbyllëse lidhur me rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) se dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes nuk kishin shumë informacione lidhur me UÇK’në.

“Gjykata gjithashtu ka dëgjuar dëshmi drejtpërsëdrejti nga dëshmitarë të mbrojtjës, të cilët ishin të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje kanë vlerë për këtë gjykatë, puna e kësaj gjykate është tërësisht e ndryshme. Dëshmitarët ndërkombëtarë janë hedhur në një situatë me pak informacion, kanë ndërvepruar me aktorët kryesorë me vetëm pak herë dhe thuajse nuk kanë parë asnjëherë rregullore dhe s’kanë njohur strukturën e UÇK-së“, ka thënë ajo.

“Për kontekstin e punës së tyre konkrete, kjo shtresë e pakët e informacionit mund të ketë qenë e mjaftueshme, por është absolutisht e pamjaftueshme për gjetjen e fakteve“, shtoi më tej ajo.

Megjithatë, se dëshmitarët ndërkombëtarë kishin informacione të hollësishme mbi luftën dhe rrethanat në Kosovë, kjo dëshmohej me prezencën e zyrtarëve qeveritarë amerikanë nëpër seanca gjyqësore. Përgjatë dëshmisë së James Rubin, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, prezent ishin dy zyrtare amerikane në mënyrë që t’ia mbikëqyrnin dëshminë.

Madje, dy përfaqësueset përgjatë një dëshmie kishin ndërhyrë duke thënë se Rubin po përdor dokumente të brendshme.

“Kam një ndërhyrje të shkurtër në emër të Shteteve të Bashkuara. Siç e keni parë me siguri dëshminë sot në mëngjes, ne synojmë të mos ndërhyjmë këtu, prania e jonë të mos e ndërpresë seancën, përveç në rastet kur është e nevojshme. Për ta bërë këtë gjë, ne ndihmohemi edhe nga dokumentet që zoti Rubin i ka përdorur dhe të cilave i është referuar, qoftë dokumente që janë bërë publike, apo dokumenteve të brendshme të SHBA-ve që janë deklasifikuar“, thoshte ndër të tjera njëra nga zyrtaret amerikane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit