Granit Xhaka është futbollisti i stinorit në Premier League.
Djalit nga Kosova, kapiteni të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakës, i thurin elozhet të shumta njohësit e futbollit botëror.
Ndër ta edhe legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney.
“Ish-sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, beson se kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, është blerja e sezonit, pasi ai bëri përshtypje edhe një herë kundër Newcastle të dielën”, shkruan media angleze “BBC”.
Ai foli në “The Wayne Rooney Podcast”.
“Xhaka duhet të jetë transferimi i stinorit. Ai ishte gjithnjë lojtar i mirë.
Kam menduar se duke shkuar në Sunderland do të vuajë dhe nuk do të jetë transferim i mirë, por ai ishte i jashtëzakonshëm.
Është aftësia e tij për të diktuar lojtarët dhe për të qetësuar lojën. Ai ishte brilant”, tha Rooney.






