spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

VV’ja në Mitrovicë i hakmerret LDK’së pas koalicionit me PDK’në, ia rrëmben një “kuadro”

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë nuk ka qëndruar duarkryq pas koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë.

Deputetja nga kjo komunë nga radhët e LVV’së, Arjeta Fejza, ka njoftuar se partia e saj ka mirëpritur Arbnor Hamitin, një aktivist të LDK’së në Mitrovicë.

“Mirëseerdhe Arbnor Hamiti! Arbnori është i lindur dhe i rritur në Mitrovicë, jurist i diplomuar dhe afarist i suksesshëm. Për dhjetë vite ai është angazhuar në LDK, duke mbajtur disa funksione, por, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes për ta vazhduar angazhimin e tij politik në interes të vendit tonë. Djem si Arbnori janë shembuj që duhen ndjekur. I dëshirojmë mirëseardhje në Lëvizje dhe rrugëtim të mbarë bashkë me ne”, ka shkruar Fejza.

Ky vendim vjen pas njoftimit për koalicion në mes të PDK’së dhe LDK’së në Mitrovicë. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit