VV’ja mund ta marrë edhe mandatin e 53-të të deputetit, ky është skenari

Eugen Cakolli nga KDI’ja ka vlerësuar se në bazë të trendit të deritanishëm të votive me postë, Lëvizja Vetëvendosje pritet të kalojë në 53 mandate.

Cakolli në ‘Facebook’ ka thënë se diskutabil do të jetë se cilit subjekt politik do t’i merret ky mandat, PDK-së apo LDK-së.

“Gjasat janë që, në momentin e parë kur numri i mandateve të ndryshojë, LDK-ja të jetë partia që fillimisht e humb mandatin e 19-të. Megjithatë, deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave me postë, bazuar në trendin e përgjithshëm dhe përqindjet sipas komunave, pak më shumë gjasa ka që në fund PDK-ja ta humbë mandatin e 22-të”, ka thënë ai.


“Pra, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet tepër e ngushtë. Dallimi në koeficientë mes tyre mund të përkthehet praktikisht në më pak se 100 vota në fund të procesit”, ka shtuar Cakolli.

Sipas Cakollit, mandati i fundit do të mund të përcaktohet edhe nga votat me kusht, të cilat zakonisht ndjekin më shumë trendin e votimit brenda Kosovës.

“…dhe kjo potencialisht mund ta favorizojë fare lehtë PDK-në. Në anën tjetër, AAK pritet përfundimisht të mbetet në 7 ulëse”, ka thënë Cakolli.


Sipas Cakollit, i tërë procesi i numërimit do të duhej të përmbyllej në fund të kësaj jave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit