Pas dështimit të Glauk Konjufcës për t’u zgjedhur kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me fushatën linçuese ndaj partive politike.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka publikuar një fotografi gjatë votimit kundër për mandatarin e tyre të dytë, Glauk Konjufcën.
Në fotografi shihen Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe.
“Në harmoni të plotë”, shkruan Haxhiu.
Megjithatë, Glauk Konjufca mori gjithsej 53 vota kundër nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përjashtuar ata të VV-së dhe disa prej minoriteteve joserbe.
Një mënyrë e tillë e linçimit u pa edhe gjatë seancës ndaj deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, nga ana e deputetit të LVV-së, Agim Bahtiri.
Ai iu drejtua Grudës duke i thënë “a e ke pyet Listës Serbe që ke ardhë këtu”, në seancën e orës 11:00 e cila u bojkotua nga partitë që deri tani kanë qenë në opozitë.









