Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka funksionuar fare koalicioni i bujshëm me Xhafer Tahirin në Vushtrri.
Pas procesimit të 100 për qind të rezultateve, Ferit Idrizi i PDK-së në këtë komunë ka arritur të fitoj 14 mijë e 427 vota apo 54.27 për qind.
Kandidati i VV-së, Sylejman Meholli që ishte shumë agresiv dhe i zhurmshëm në fushatën para balotazhit ka arritu të fitoj 12 mijë e 158 vota apo 45.73 për qind.











