spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

VV-ja merr mbështetje nga Grupi i Socialistëve e Demokratëve në PE

Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, kanë marr mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga presidentja e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Iratxe García Pérez.

Kështu ka bërë të ditur kjo parti e cila ka përcjellë edhe mesazhin e saj mbështetës.

“Në emër të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian, dëshiroj t’ju përcjell urimet tona më të përzemërta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Me krenari përkrahim partinë tonë simotër, Lëvizjen Vetëvendosje e cila me sukses po përmbyllë një mandat katër vjeçar, përmes një programi të qëndrueshëm social-demokrat”, thuhet në mesazhin e saj.

Tutje ajo ka thënë se udhëheqja e Lëvizjes Vetëvendosje përgjatë mandatit të fundit ka qenë e dallueshme, me gjithë sfidat e shkaktuara nga pandemia dhe inflacioni, sipas saj, Kosova ka arritur një rritje të qëndrueshme ekonomike.

“Ne besojmë se qytetarët e Kosovës do t’ju besojnë përsëri votën e tyre. Është thelbësore që shteti juaj të vazhdojë angazhimin përmes politikave progresiste dhe social-demokrate, të cilat në qendër të vëmendjes vendosin njerëzit dhe të drejtat e tyre. Ju dëshirojmë një ditë të suksesshme të zgjedhjeve dhe me kënaqësi nënvizoj se tre vëzhgues të zgjedhjeve nga grupi ynë, përfshirë kolegen tonë Marta Temido nga Portugalia, e cila do të udhëheq misionin monitorues të Parlamentit Evropian, do të jenë aty për të qenë dëshmitarë të këtij momenti kaq të rëndësishëm. E ardhmja e Kosovës, mundet dhe duhet të ndërtohet mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe solidaritetit. Vetëvendosje ka dëshmuar se mbështetet mbi këto parime”, thotë ajo në mesazhin mbështetës të shpërndarë nga Vetëvendosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit