Berat Buzhala, analist, shpesh nuk ngurron të prongozojë rreth zhvillimeve politike.
Madje, nganjëherë Buzhala edhe krenohet me precizitetin në parashikimet e rezultateve të zgjedhjeve.
Megjithatë, në biografinë e prognozave, Buzhalës do t’i shënohet një dështim epokal.
Një ditë para zgjedhjeve, Buzhala vlerësonte se VV-ja nuk do të merrte më shumë se 39-40 për qind.
Sikur ta kishte parandjerë dështimin epokal të paralajmëruar, Buzhala shkroi se ky rezultat do të ishte sikur të votnin ata që jetojnë në Kosovë.
“LVV 39-40
PDK 24-26
LDK 17-19
AAK 7-9
Ky eshte parashikimi im per zgjedhjet neser. Ne fakt ky kish me qene rezultati nese ne Kosove kishin votu ata qe jetojne ketu” – shkruante Buzhal.








