Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi sonte në Vushtrri, ku u prit me një entuziazëm të madh nga qytetarë të shumtë, aktivistë e përkrahës të LDK-së.
Me një energji të jashtëzakonshme, qytetarët e Vushtrrisë treguan qartë mbështetjen e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryetar të komunës, Xhafer Tahiri.
Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK është partia e shpresës, e zhvillimit dhe e vizionit modern, ndërsa rikthimi i Xhafer Tahirit në krye të komunës është garancia e qeverisjes së përgjegjshme dhe të ndershme. “Vushtrria e meriton zhvillimin. Vushtrria e meriton shërbimin. Vushtrria e meriton LDK-në,” u shpreh kryetari Abdixhiku.
Mbështetja e treguar sonte nga Vushtrria dëshmoi se qyteti është i gatshëm të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe të fitores më 12 tetor, nën vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.









