spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Vushtrria nuk ndalet, përmbys Lirinë – afrohet me rikthimin në Superligë

Skuadra e Vushtrrisë ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në elitën e futbollit kosovar, duke shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë.

Të besuarit e trajnerit Armend Dallku triumfuan me rezultat 3:1 ndaj Lirisë së Prizrenit, duke përmbysur disavantazhin fillestar në një përballje vendimtare.

Për Lirinë, epërsinë e hershme e siguroi Dijar Nikqi, por Vushtrria reagoi fuqishëm. Urim Statovci barazoi shifrat, ndërsa më pas Daut Maxhuni dhe Theophilius Solomon vulosën përmbysjen dhe fitoren për skuadrën vushtrriase.

Me këtë sukses, Vushtrria kalon në fazën tjetër të barazhit, ku do të përballet me njërën nga skuadrat e Superligës – Llapin ose Suharekën – për të vendosur fatin përfundimtar në garën për rikthim në elitë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit