Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti që ishte në ndërtim e sipër.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në objekt, ndërsa viktima dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.
Menjëherë pas rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe Policia, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të lënduar, teksa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.









