Vullnet Krasniqi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka kritikuar klimën politike dhe mediatike në vend.
Sipas tij, partitë politike dhe mediat janë të përfshira në një përplasje të vazhdueshme mes vete.
“Partitë dojnë me honger njoni tjetrin. Mediat dojnë me çky njona tjetrën”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se, sipas tij, e gjithë struktura politiko-mediale e krijuar gjatë 20 viteve të fundit është në konflikt të vazhdueshëm.
“Krejt struktura 20-vjeçare politiko-mediale janë ka dojnë me myt njoni tjetrin”, është shprehur ai.
Në fund të reagimit, Krasniqi ka ironizuar situatën, duke thënë se e shikon me kënaqësi këtë përplasje.
“U knaqa. Copa u bofshi. Knaqësi e madhe me ju pa ka ja hani kryt njoni tjetrit”, ka shkruar ai.








