spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Vulin kërcënon Kosovën: Situata mund të eskalojë në çdo moment, Serbia s’do të qëndrojë duarkryq

Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër i Serbisë, ka dhënë një intervistë për mediumin rus “RIA Novosti”, ku ka bërë një deklarim që lehtësisht mund të shihet si kërcënim.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vulini, që është i sanksionuar nga ShBA-ja, tha se situata mund të eskalojë në çdo moment. Nëse eskalon, tha Vulini, “Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq”.

“Situata në provincën jugore serbe – siç Vulin e quan Republikën e Kosovës v.j. – mund të eskalojë në cilindo moment. Kur dhuna përdoret kundër serbëve, është e pamundshme të pritet që secili, sidomos Serbia, do të qëndrojë duarkryq e të shikojë. Natyrisht se ne s’do të bëjmë ashtu” – tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit