Ministria e Jashtme Serbe të shtunën rekomandoi që qytetarët serbë të mos udhëtojnë në Zagreb për shkak të një koncerti që do ta mbajë sonte Marko Perkoviq Thompson.
“Qytetarëve të Republikës së Serbisë u këshillohet të mos udhëtojnë në Zagreb deri më 6 korrik për shkak të një koncerti nga Marko Perkoviq Thompson të planifikuar për 5 korrik në Hipodromin e Zagrebit”, njoftoi ministria serbe.
“Duke pasur parasysh se priten rreth 500,000 vizitorë, qëndrimi në Zagreb gjatë asaj periudhe mund të përbëjë një rrezik sigurie për qytetarët e Republikës së Serbisë”, shtoi ajo.
Media serbe pranë qeverisë po e quajnë koncertin “Ustash” për shkak të flirtimit të Thompson me të djathtën dhe këngëve që lavdërojnë ustashët dhe Shtetin e Pavarur të Kroacisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të shtunën se “koncerti (i Thompson) është në mbështetje të vlerave neonaziste, vlerave ustashe”. “Dhe e gjithë Evropa do të heshtë”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Mediat e Beogradit po raportojnë se në Zagreb është në fuqi një “gjendje rrethimi” dhe “emergjence” për shkak të koncertit dhe se gjysma e rrugëve të qytetit janë të bllokuara.






