spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Vuçiqi, Kallasit: Asociacioni, parakusht për paparim në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun Kosovë – Serbi.

Vuçiqi i tha Kallasit se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për përparimin e mëtejmë në dialog.

“Theksova se Serbia është e përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, dhe se mbrojtja e popullit serb në Kosovë është prioriteti ynë absolut”.

“Rikujtova se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk është vetëm një detyrim i rënë dakord, por edhe një parakusht për përparimin e mëtejshëm të dialogut dhe çdo normalizimi të marrëdhënieve”, tha Vuçiq.

Tutje, bëhet e ditur se temë e diskutimi ishte edhe procesi i përafrimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me atë të BE-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit