Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, deklaroi se sipas informacioneve në qarqe diplomatike mirë të informuara, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është diagnostikuar me kancer.
Ai tha se ky informacion mbetet për t’u verifikuar në ditët dhe javët në vijim.
Më tej ai shtoi se në qoftë se do të vazhdohet nga faktori ndërkombëtar që të rrjedhin këto informacione edhe në mediumet e caktuara, “do të kemi sipas të gjitha gjasave një veprim ndoshta artificial të krijuar nga ana e Serbisë për të shpërqendruar vëmendjen”, tha ai.








