spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Vuçiq zbulon se nga 1 tetori do të jenë në fuqi sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it

Vuçiq i njoftoi gazetarët se SHBA-ja do t’i vendosë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) më 1 tetor.

„Nga 1 tetori do të kemi sanksione të vendosura ndaj NIS-it. Natyrisht që ne jemi dëmtim kolateral i marrëdhënieve midis rusëve dhe Perëndimit, sepse rusët përbëjnë partnerin shumicë në NIS. Por, ne do të paguajmë një çmim të lartë“, ka thënë Vuçiqi.

Ai supozon se partnerët rusë do të thonë se kanë rezerva vetëm për një ose dy muaj, dhe se pastaj do të pasojnë probleme me pagesat e pagave, sepse nuk mund të kryejnë transaksione financiare.

„Pa dyshim, na pret një kohë e vështirë dhe një dimër i vështirë. Do të bëjmë të pamundurën që qytetarët të kenë një dimër të ngrohtë dhe të mos shqetësohen për furnizimin e automjeteve të tyre. Tani gjithçka pas kësaj na komplikohet shtesë, krijon probleme politike dhe ekonomike. Do të luftojmë, do të bisedojmë dhe do të kërkojmë një dalje nga një situatë shumë e pakëndshme dhe e vështirë“, ka deklaruar Vuçiq.

Po shqyrtohen, thotë ai, të gjitha mundësitë, por ka pak interesim për problemet e Serbisë.

„Si të bësh një plan për t’u futur me kokë përmes muri? Nga ana e majtë apo e djathta? Gjithqysh kokat do të thyhen. Ne përpiqemi të gjejmë një rrugë tjetër, që të mos jetë goditje në mur. Unë me këtë merrem çdo ditë, tashmë tetë apo nëntë muaj, dhe ende nuk e kam gjetur. Nëse dikush e sheh, le ta tregojë. Çfarëdo që t’i propozojmë palës ruse, ajo nuk e pranon, dhe çfarëdo që t’u propozojmë amerikanëve për shtyrjen e sanksioneve, ata i vendosin. Çfarë të bëj, t’u kërcënoj rusëve, amerikanëve, ne jemi të vegjël, nuk ka kuptim, ndërkohë unë duhet t’i siguroj popullit naftë“, ankohet Vuçiqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit