Vuçiq sulmon presidentin malazez për shkak të banderolës në ndeshjen Kroacia-Mali i Zi

Në ndeshjen midis Kroacisë dhe Malit të Zi në Zagreb, disa individë brohoritën “Vritni serbin” dhe, siç pritej, kjo ishte arsyeja që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të komentonte për gjithçka.

Vuçiq iu referua pankartës së tifozëve malazezë, ku shkruhej “Nga Lovçeni vajton zana, na fal Dubrovnik”, e cila ishte një kërkim-falje e malazezve për agresionin jugosllav ndaj Kroacisë në luftë më 1991.

“Ky është një qëndrim i dukshëm gjysmë zemre i Malit të Zi ndaj Kroacisë, me qëllim që ta ndihmojë atë në rrugën e saj evropiane”, tha Vuçiq.

“Kur ke koncertet e Thompson-it, është sikur të përsërisësh ‘Sieg Heil’ në Gjermani. Ata përsërisin ‘Za dom spremni’ (Për atdheun, gati). Nga aty, deri te ‘Vrite serbin’, nuk ka kufij”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq kritikoi gjithashtu reagimin e presidentit malazez.

“Ai vendosi të mos largohej nga stadiumi, por problemi është se nuk tha asnjë fjalë pas kësaj. Ajo që bënë mediat e tyre ishte edhe më e keqe”.

“Një Serbi e fortë dhe e suksesshme nuk u shkon për shtat. Të gjitha mediat e tyre bëjnë fushatë kundër Serbisë çdo ditë. Ata kanë ‘fuqinë e zjarrit’ mediatike me të cilën mendojnë se mund ta thyejnë shpirtin e popullit serb, por shoh se edhe populli i Malit të Zi e kupton mirë këtë. Jam i lumtur që kemi një popull serioz dhe shtetndërtues”, tha Vuçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit