Vuçiq: Rruga evropiane strategjike, mosmarrëveshje me Osaminin në Brdo‑Brijuni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në seancën plenare të Samitit të Procesit Brdo‑Brijuni u vendos që rruga evropiane është një rrugë strategjike për rajonin, por sipas tij pati mosmarrëveshje mes tij dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton RTS.

Për gazetarët, Vuçiq deklaroi:

“Këtu nuk ka shtete, ne shkojmë vetëm me emra, kështu që kjo është diçka që është një trashëgimi e mirë e këtij procesi. Kam thënë dhe kam folur për atë lloj hipokrizie, standarde të dyfishta, ku secili prej nesh në fakt përpiqet të marrë diçka në kurriz të tjetrit dhe kemi pak qasje të përbashkët në zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor.”

Ai tha se në samit u diskutua edhe tema e integritetit territorial dhe iu referua komenteve të Osmanit:

“Imagjinoni kur Vjosa Osmani vjen dhe flet për integritetin territorial dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Dhe pastaj barku juaj kthehet përmbys, dhe të gjithë të tjerët dëgjojnë, duke tundur kokën… Kështu që ne ia kujtuam ditët e saj të turizmit në Kombet e Bashkuara, uruam më shumë turizëm në jetën e saj dhe kaq.”

Vuçiq theksoi se gjatë takimit u rënë dakord që liderët rajonalë do të punojnë bashkë për integrimin evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit