spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Vuçiq reagon për incidentin para Parlamentit të Serbisë: Akt terrorist

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e së mërkurës para Parlamentit të Serbisë ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një kamp tendash pro-qeveritare, të cilat më pas u përfshinë nga flakët.

Teksa ndodhej në një takim qeveritar, Vuçiq deklaroi se ishte i detyruar të largohej pasi një akt terrorist kishte ndodhur para Parlamentit të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

“Po flas si i pari dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky takim i mrekullueshëm. Arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Parlamentit serb, kështu që do të duhet të merrem me gjëra të tjera”, tha Presidenti i Serbisë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa pamjet filmike tregojnë ndërhyrjen e policisë dhe një burrë që del nga një prej tendave të përfshira nga zjarri.

Deputetja e opozitës, Marinika Tepić, nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, deklaroi në platformën X (ish-Twitter):

“Dikush qëlloi me armë zjarri dhe më pas u vuri flakën tendave”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit