Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u prit dje në Pallatin Presidencial në Ankara nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me një darkë zyrtare dhe muzikë, gjatë vizitës së tij në Turqi.
Takimi përfshiu diskutime mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe çështje politike, ndërsa Vuçiq e falënderoi Erdoganin për mikpritjen e jashtëzakonshme.










