Vuçiq për armatosjen e Kosovës, zbuloi se çka diskutoi me Erdoganin më shumë se një vit më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e pyeti sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se “çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të armatoste juglindjen e Turqisë dhe territore të tjera që ky vend i pretendon”.

Kurdët jetojnë në Turqinë juglindore dhe prej dekadash kërkojnë krijimin e shtetit të tyre.

Vuçiq, duke folur për armatosjen turke të Kosovës, tha se Turqia është furnizuesi kryesor i FSK-së.

Ai tha se një vit më parë e kishte prezantuar Erdoganin me dokumentet përkatëse ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së që, sipas tij, “po shkelen duke dërguar armë në Prishtinë.”

“Dhe e luta të mos e bënte këtë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se sjellja e Turqisë është thelbësore për stabilitetin e rajonit.

Turqia e ka furnizuar Kosovën me “dronë kamikazë” të tipit Skydagger të mërkurën.

Duke reaguar ndaj kësaj, Vuçiq tha të mërkurën mbrëma në rrjetin X se “Turqia ëndërron të rindërtojë Perandorinë Osmane”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit