Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut pas një takimi me ekipet e stabilitetit energjetik dhe njoftoi se Serbia nuk kishte marrë një licencë nga Shtetet e Bashkuara për të vazhduar funksionimin e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).
“Ne prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin me naftë të Rafinerisë sonë të Pançevës nga Shtetet e Bashkuara. Nuk morëm një vendim pozitiv nga Shtetet e Bashkuara”, tha Vuçiç.
“Duhet të them se jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam i befasuar sepse nuk e shoh se çfarë fituan ata nga kjo”, shtoi ai.
“Sot është dita e 54-të që nga vendosja e sanksioneve, kujtoi ai dhe theksoi se askush nuk ka vënë re ndonjë problem në furnizim.
“Nuk ka indikacione se amerikanët do të marrin një vendim pozitiv,” theksoi ai.
Kjo, siç tha ai, do të bëjë që rafineria të ndalojë së funksionuari, sepse po humbasin 370,000 euro në ditë, ndërkohë që po e mbajnë punën në qarkullim të ngrohtë.






