spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Vuçiç provokon në bazën ushtarake pranë kufirit: Jemi më fortë se kur do hynim në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën.

Ai lëshoi dhe një kërcënim ndërsa theksoi se ushtria nuk është ajo e njëjta e 10 viteve më parë.

“Mos harroni se kishim personel të mirë në njësi dhe kur ato po përgatiteshin për mbrojtjen e mundshme të popullit tonë në Kosovë, në njësitë speciale kishim mbi 90 për qind reagim, dhe në Kobra 100 për qind”, tha ai.

Vuçiç theksoi se në situatën e nxehtë gjeopolitike dhe rajonale, e cila sipas tij nuk është e lehtë, personeli i njësive të Forcave të Armatosura Serbe vetëm po shtohet edhe pas ndryshimeve ligjore dhe pagesës.

“Presidenti Vuçiç theksoi rëndësinë e pajisjes së ushtrisë, duke shtuar se do të bëjë çmos që Serbia të ketë rreth 70 ose 80 mijë dronë kamikazë në vitet e ardhshme dhe se prodhimi apo blerja e armëve në Serbi po përshpejtohet”, lexohet në komunikatën zyrtare të Ministrisë serbe të Mbrojtjes. 

Ndërkohë ne Bruksel, në komentet e kapura nga mikrofonat e hapur, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se la të kuptohej se kishte marrë një “mesazh nga Moska” ndërsa mbërriti për bisedime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.

Vuçiç po ecte pranë Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në ndërtesën Berlaymont në Bruksel për një foto familjare të enjten, kur u duk sikur pëshpëriti: “Tani mora një mesazh nga Moska”.

Shkëmbimi u ndërpre papritur nga von der Leyen, e cila dukej sikur pëshpëriti: “Le të… le të presim derisa”.

Të dy u shoqëruan nga Presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, dhe dolën së bashku pasi bënë fotografinë. Nuk është e qartë se për çfarë mesazhi nga Moska po i referohej Vuçiç.

Presidenti serb është një nga të paktët udhëheqës evropianë që mban një kanal komunikimi me Kremlinin, pasi BE-ja ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Moskën pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Vuçiç ishte në Bruksel të mërkurën për një takim dypalësh Serbi-BE për të diskutuar, ndër të tjera, kërkesën e vendit për anëtarësim në BE. Ndërkohë, negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit