spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më shumë se 1 mijë fjalë

Sot janë publikuar mazhe të fëmijëve në Qytetin e Gazës duke u përpjekur të mbledhin ushqime të dhuruara në një kuzhinë të komunitetit. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Punonjësit humanitarë thonë se uria është intensifikuar gjatë 22 muajve të fundit të luftës për shkak të kufizimeve të ndihmës të vendosura nga Izraeli. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Dëshpërimi ka përfshirë territorin palestinez me më shumë se dy milionë banorë, të cilin ekspertët paralajmërojnë se përballet me “skenarin më të keq të urisë” për shkak të bllokadës së Izraelit. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Izraeli zbatoi një bllokadë të plotë mbi ushqimin dhe furnizimet e tjera për rreth dy muaj duke filluar nga marsi dhe organizatat e ndihmës thonë se dërgesat ajrore të ushqimit të lejuara ditët e fundit bëjnë shumë pak për të lehtësuar situatën. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Izraeli pretendon se objektivi i tij është të rrisë presionin mbi Hamasin për të liruar dhjetëra pengje që ka mbajtur që nga sulmi i tij më 7 tetor 2023, megjithëse vëzhguesit nga grupet, përfshirë OKB-në, e akuzojnë Izraelin për vrasjen e qëllimshme të palestinezëve nga uria si një mjet për spastrim etnik. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më
 
Në javët e fundit, bllokada e Izraelit e furnizimeve në territor me rrugë tokësore i ka shtyrë vendet të rifillojnë përpjekjet për të dërguar ndihma nga ajri. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Aeroplanët që fluturuan këtë mëngjes ishin të regjistruar në Jordani, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Belgjikë, Francë.  

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Aeroplanët e parë iu afruan Gazës menjëherë pas orës 8:20 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa i fundit u largua nga zona rreth orës 9:40 të mëngjesit. Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit, në këtë operacion u përdorën gjithsej tetë aeroplanë. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Ndërkohëm që njerëzit në Gazën qendrore kanë nxituar të mbledhin ndihma pasi ato u hodhën nga ajri me parashutë sot. 

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

Një numër vendesh kanë dërguar ndihma në Gaza, por organizatat humanitare thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm situatën e rëndë. 
Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, imazhe që flasin më

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit