Vritet në Britani të Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Viktima është identifikuar nga policia si Ervin Lita, i njohur edhe si Ervin Axhami ndërsa policia e Leicestershire bëri të ditur se dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të arrestuar fillimisht nën dyshimin për vrasje, janë liruar me kusht ndërsa hetimet vijojnë, raporton Euronews Albania.

Njoftimi për ngjarjen u mor në orën 06:58 të dielën, ndërsa shërbimi i ambulancës së Midlands Lindore e gjeti 28-vjeçarin të plagosur në Compton Road.

Oficerët kanë ngritur një portal për mbledhjen e informacioneve, ku dëshmitarët ose personat që disponojnë pamje nga kamerat e sigurisë apo kamerat e automjeteve mund të dorëzojnë të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin.

Detektivi Kevin Hames tha se hetimi është ende në zhvillim dhe se një ekip i posaçëm po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

“Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh, ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur”, deklaroi ai.

Sipas policisë, hetimet përfshijnë analizimin e kamerave të sigurisë, ekzaminimet mjeko-ligjore dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë personave që kanë informacion për ngjarjen të kontaktojnë sa më shpejt policinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit