Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, i cili udhëhoqi Iranin nga viti 2005 deri në 2013, është vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara mbi kryeqytetin Teheran, kanë raportuar agjencitë e lajmeve.
Sulmi ka goditur rezidencën e tij në lagjen Narmak, duke zyshuar edhe truprojat e tij, sipas mediave iraniane.
Ahmadinejad, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër Perëndimit dhe Izraelit gjatë karrierës politike, ishte anëtar i Këshillit të Diskernimit të Iranit në kohën e vdekjes.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për ngjarjen.










