spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Vriten tre anëtarë të “Clan del Golfo” në një sulm ajror në Kolumbi, autoritetet: Janë eliminuar mbi 30 deri tani

Të paktën tre persona janë vrarë dhe një tjetër është arrestuar si rezultat i një sulmi ajror të ushtrisë kolumbiane ndaj Clan del Golfo, kartelit më të madh të drogës në Kolumbi.

Operacioni u zhvillua të enjten në një zonë malore të paarritshme në Antioquia, ku, sipas zyrtarit të lartë Luis Eduardo Martinez, bombardimet krijuan një kaos total:

“Bombardimet shkaktuan një rrëmujë të madhe,” tha Martinez për Blu Radio, duke theksuar se viktimat ishin pjesë e kartelit.

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sanchez, ka konfirmuar përmes një postimi në platformën X se ky është sulmi i katërt ajror i saktë ndaj Klanit del Golfo në rajon, dhe se:

“Është vlerësuar se për shkak të katër sulmeve ajrore precize, janë eliminuar afërsisht 30-40 anëtarë të Klanit del Golfo”.

Ndërkohë, Presidenti Gustavo Petro, i zgjedhur në vitin 2022 me premtimin për “paqen e plotë”, ka ndryshuar qasje pas dështimeve të negociatave me grupet e armatosura dhe po e shtyn përpara luftën ushtarake.

Analistët politikë thonë se ndryshimi i kursit të Petros lidhet me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar presionin e SHBA-së ndaj Kolumbisë për të marrë masa më të ashpra kundër trafikantëve të drogës dhe grupeve guerile.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur muajt e fundit, sidomos për çështje si deportimet, tarifat dhe një komplot i dyshuar për rrëzimin e Petros, ku përmendet përfshirja e disa politikanëve republikanë nga SHBA.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit