spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Vrau vëllanë dhe kunatën, kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë të Shqipërisë ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurtit dhe kunatës, Nora Muskurtit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht 2022, brenda agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours” në Tiranë, ku autori hyri i armatosur dhe qëlloi për vdekje dy viktimat.

Gjatë hetimeve, është provuar se Muskurti kreu aktin makabër për shkak të konflikteve të vazhdueshme me vëllain. Në deklarimet para hetuesve, ai ka pohuar se prej kohësh kishte probleme me të ndjerin, të cilin e akuzonte për shantazh dhe presion ndaj tij dhe prindërve të tyre.

Konfliktet mes vëllezërve kishin degjeneruar në përplasje të shpeshta, madje ishin trajtuar edhe nga gjykata, por pa zgjidhje, çka çoi në krimin e dyfishtë që tronditi opinionin publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit