Vrau Renato Hoxhajn në Vlorë, zbulohet fotoja e ekzekutorit rumun

Është zbuluar fotoja e Daniel Corneas, rumunit të dyshuar si ekzekutor i Renato Hoxhajt në 27 prill të këtij viti në Vlorë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Daniel Cornea rezulton të jetë një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.

Vrau Renato Hoxhajn në Vlorë, zbulohet fotoja e ekzekutorit rumun

Më herët është publikuar në mëdia videon e ekzekutorit teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo del nga banesa dhe e qëllon me 4 plumba pistolete. Vrasësi, i dyshuar me pagesë, arriti të humbasë gjurmët duke u larguar në shtegun me bimësi, drejt kodrës “Kuzum Baba”.

Për vrasjen e Renato Hoxhës, aktualisht ndodhet në paraburgim edhe Kleanth Bylyku, i arrestuar më 1 gusht teksa po udhëtonte me një mjet tip “Audi” të bardhë, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes.  Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi, ndërsa në rrjetet sociale shfaqte jetën luksoze në Dubai.

Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit u porosit nga Dubai, ku strehohen grupet kriminale. Ka dyshime se viktima mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit