spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Autori i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, doli para togave të zeza, që i caktuan masën ‘arrest me burg’

31-vjeçari dyshohet se i mori jetën 52-vjeçares dhe më pas i dogji banesën në mënyrë që të fshinte provat. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Ilirjan Selmani pranoi disa episode, por jo që ta ketë kryer ai krimin. Por, policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e Teços, me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit