Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se dy viktima u therën me thikë nga një person I panjohur.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Prishtinë 19.04.2026 – 17:30. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë ishin therur me thikë nga një person i panjohur. Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, bën të ditur më tej policia.









