spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Vrasje në Tale të Lezhës: Ekzekutohet 57-vjeçari para banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tale të Lezhës, ku është vrarë 57-vjeçari Pjetër Kaza, raportoi Top Channel.

Sipas informacioneve paraprake, vrasja dyshohet se ka ndodhur para banesës së viktimës, në momentin kur ai po kthehej me automjetin e tij.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin e krimit kanë mbërritur forcat e Policisë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia e Shkodrës, të cilat kanë nisur hetimet intensive.

Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, ndërkohë që grupi i posaçëm hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të mundshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit