spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Vrasje e tre amerikanëve në Siri, Donald Trump zotohet për “hakmarrje”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar të shtunën për hakmarrje, pasi dy pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe një civil amerikan janë vrarë gjatë një sulmi në Siri, për të cilin SHBA-ja e ka akuzuar grupin e Shtetit Islamik.

Këtë sulm, që është i pari i ndërmarrë ndaj trupave amerikane në Siri që nga rrëzimi i ish-presidentit, Bashar al-Assad, dy vjet më parë, presidenti Trump e quajti vepër të ISIS-it.

Komanda qendrore amerikane ka bërë të ditur në një njoftim në platformën X se në shenjë respekti për familjet dhe në përputhje me politikat e Departamentit të Mbrojtjes, identiteti i viktimave nuk do të publikohet brenda 24 orësh.

Në njoftimin e kësaj komande është theksuar po ashtu se personi përgjegjës për sulmin është vrarë. E zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, ka thënë se civili i vrarë në këtë sulm ka qenë përkthyes amerikan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit