spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas vetën

Një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, dhe më pas ka vdekur edhe vetë.

I dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva, ndërsa thuhet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.

Sipas mediave në Zvicër, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri. Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë, dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.

Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe, ndërsa gruaja 38. Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit