spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar?”, mediat italiane shkruajnë për vdekjen e Edoardo Sarchit

Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës është pasqyruar edhe nga mediat italiane.

Teksa raporton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.

Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar? “Corriere della Sera” shkruan se vdekjen e biznesmenit italian e mbulon një hije misteri.

“Ata me siguri e vranë. Megjithatë, se çfarë ndodhi mbetet mister. Ndoshta u qëllua aksidentalisht gjatë një udhëtimi gjuetie, ose ndoshta ishte vrasje pas një grindjeje: u godit me një levë ose me një gur, shkruan Corriere.

Sipas medias italiane, familja Braçe është e njohur për incidente të mëparshme dhune ndërsa bashkëpronari i kompanisë ‘Edilcentro’ ka dhënë deklarata kontradiktore.

“Ata kanë raportuar se një grup personash i surprizoi dhe i qëlloi gjatë gjuetisë. Një anëtar i familjes tha se e gjeti italianin të vdekur në rrugë, ndërsa një tjetër deklaroi se ai vdiq në duart e tyre. Hetuesit po hetojnë gjithashtu edhe pistën e një konflikti biznesi”, thuhet në shkrim.

Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është takuar me Sarchin në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në shkrimin e publikuar për këtë ngjarje, “Rai News” bën të ditur se 44-vjeçari Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa shton se në Tepelenë biznesmeni italian kishte shkuar me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë.

Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja “La Republica”, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit