Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarje e rëndë në lokalin “City Lounge” te Komuna e Parisit, ku mbeti viktimë 41-vjeçari Indrit Ismaillari.
Kryekuzhinieri i “City Lounge”, Indrit Ismaillari po merrte kutinë e proshutës në frigorifer kur u godit për vdekje nga kolegu i tij Filip Shehu.
Nga këqyrja e pamjeve ka rezultuar se autori dëgjon fjalët e rënda të viktimës ndaj tij, mori thikën duke e qëlluar për vdekje 3 herë, 1 në qafë dhe 2 në barkë.
Viktima kishte rreth pesë vite që punonte në të njëjtin vend dhe njihej nga stafi si kryekuzhinier. Sipas hetimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda më pak se një minute.
Në dëshminë e tij, autori 43-vjeçar ka deklaruar se është ndier i fyer dhe i poshtëruar publikisht nga eprori i tij, i cili e kishte ofenduar me fjalë të rënda banale para kolegëve.
“Jam ndjerë i ngacmuar gjatë gjithë kohës dhe nuk duroja më. Kishim debate të vazhdueshme për punën, por ai më ngacmonte shpesh. Viktima më tha mos merr këtë proshutë të hapur që është në frigorifer, por merr proshutë të re. Ai shkoi të merrte proshutën e re dhe aty nisëm të ziheshim. Më shau me fjalë të rënda dhe aty nuk durova”, citohet të ketë thënë ai.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka gjetur dhe sekuestruar thikën që picieri vrau kuzhinierin. 41-vjeçari i arrestuar rezulton se ishte i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.









