spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Vrasja që tronditi Klinën: Dy viktima, i dyshuari po intervistohet – krejt çka dihet deri më tash

Pasditen e të mërkurës, qyteti i Klinës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Dy të rinjë mbetën të vrarë pasi u gjuajtën me armë zjarri nga një person tjetër, për motive akoma të panjohura.

Viktimat e këtij rasti janë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, të cilët janë kushërinj, ndërkaq dorasi dyshohet të jetë 19-vjeçari, Jon Hoti.

I dyshuari për këtë vrasje, Jon Hoti, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia dhe është duke u intervistuar në lidhje me rastin.

Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Por, personi që mbeti i plagosur, nuk kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe për pasojë kishte ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e emergjencës dhe po ashtu personat kompentent nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Ndërkaq, pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe prokurorja Sahide Gashi.

“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri,  jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave, ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, ka thënë ajo nga vendi i ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit