spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Vrasja në Vlorë/ Kristian Marku i afërm i Martin Bardhit, si tentoi të eliminonte nipin e Kastriot Reçit në 2023!

Vlora u trondit sot nga një ekzekutim mafioz në afërsi të qytetit të Vlorës, ku shtetasi i identifikuar si Kristian Marku alias Kristi Bardhi, u ekzekutua me armë zjarri.

Raportohet se ai ishte i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale dy vjet më parë, në mars 2023, ku u përball me akuza për tentativë vrasje në bashkëpunim, kur së bashku me persona të tjerë ai ka hapur zjarr drejt makinës së Saimir Reçit, teksa ky i fundit ndodhej brenda saj. Për këtë ngjarje u vu në pranga Martin Bardhi, ndërsa në kërkim u shpallën djali i tij, Enrik Bardhi dhe nipi Krist Bardhi (viktima e mbrëmjes së sotme).

Saimir Reçi është nipi i biznesmenit të ndjerë, Kastriot Reçi, i cili u vra në 2020. Kastriot Reçi është vrarë me snajper nga dritarja e një apartamenti në prani në të një gruaje dhe djalit të saj të mitur. Ende sot, nuk është zbardhur vrasja e tij.

Ngjarja e vitit 2023 kishte ndodhur në qytetin e Rrëshenit. Kristian Marku ishte një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe u akuzua së bashku me të afërm të tij, për tentativën e vrasjes së Saimir Reçit.

Sipas hetimeve të bëra nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ngjarja kishte ndodhur pas një përplasjeje mes Saimir Reçit dhe disa anëtarëve të familjes Bardhi, përfshirë edhe Kristian Markun alias Kristi Bardhi, ku ata kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të Reçit.

Si ndodhi ngjarja

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi, i cili rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMË, çka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhi të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kërkimet intensive bënë të mundur ndalimin e njërit prej të kërkuarve dhe policia saktësoi se ka rënë në pranga Martin Bardhi, e ndërsa djali i tij dhe nipi u shpallën në kërkim.

Reçit u shpëtoi plumbave pasi ndodhej në automjetin e tij të blinduar. Kristian Marku dhe të afërm të tij u akuzuan për “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Hakmarrja në shtator të vitit 2023

Në shtator të 2023-it, Martin Bardhi, 59-vjeç u ekzekutua në Rrëshën. Drejt tij u zbardh një krehër kallashi, ndërkohë që plumbat lanë të plagosur dhe tre persona të tjerë. Autorët pas vrasjes u larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende edhe sot nuk janë identifikuar nga policia. 

Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Në lidhje me vrasjen e tij sot, hetuesit kanë nisur hetimet dhe janë duke mbledhur prova për të sqaruar rrethanat e atentatit. Policia ka ngritur një grup hetimor dhe po kontrollon zonën ku u gjet i pajetë 30-vjeçari, në afërsi të fshatit Novoselë në aksin Fier-Vlorë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit