Vrasja në Tiranë: Autori ishte mik i viktimës

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, ngjarje që ndodhi në zonën e Babrrusë.

I dyshuari është 38-vjeçari Arlind Demushi, me origjinë nga Tropoja, i cili u kap në një banesë në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë arrestimit, atij iu gjet një çantë me rrobat që dyshohet se kishte veshur në momentin e krimit. Nga hetimet paraprake rezulton se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se viktima dhe autori kanë qenë miq të afërt. Hajdar Ismajlgeci kishte rreth 10 ditë që po qëndronte në banesën e Arlind Demushit në Babrru, ku ky i fundit jetonte prej më shumë se një dekade.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit